Chelsea shfrytëzon gabimin e Arsenalit (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka marrë një fitore me mjaft mund ndaj Newcastle, në ‘Stamford Bridge’. 

‘Blutë’ fituan me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Ekipi i Sarrit e nisi mjaft mirë ndeshje pasi pas nëntë minuta, një pasim magjik nga David Luiz, e shfrytëzoi Pedro që shënoi golin e parë të ndeshjes.

Megjithatë, ekipi i Benitez nuk e kapi paniku dhe kësisoji Clark (40′) barazoi pas një goditje me kokë.

Fraksioni i dytë shkoi mirë për Chelsean, me Willian (57′) që shënoi golin e fitores, e që ishte mjaft i bukur.

Chelsea mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, derisa Newcastle në të 18-tin me po aq pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: