Chelsea sensacional, triumfon kundër Man Cityt dhe ia shtyen festën e titullit
Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj Manchester Cityt në derbin e javës së 35-të në Premierligë.
Sterling shënoi në minutën e 44-të, kurse tre minuta më vonë Aguero humbi penalltinë duke e provuar stilin “Panenka”, çka i kushtoi në fund ekipit të Cityt.
Ziyech e barazoi rezultatin në minutën e 63-të, shkruan Gazeta Express.
Krejt në fund, Marcos Alonso ia dha tri pikët Chelseat.
Me këtë humbje, City mbetet në kuotën e 80 pikëve, 13 më shumë se Manchester Unitedi, por kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë.