Chelsea saktë dhe sigurtë mposht Fulhamin
Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Fulhamit në “Stamford Bridge” me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.
Ishte Havertz që i realizoi të dy golat, nga një në secilën pjesë.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 10-të pas asistimit të Mason Mount, kurse në të 49-tën ai u shërbye nga Timo Werner.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e katërt, gjashtë më shumë se West Hami një pozitë më poshtë.
Në anën tjetër, Fulham mbetet në zonën e kuqe me 27 pikë dhe buzë largimit nga elita e futbollit anglez.