Chelsea publikon pamjet e Brojës në fitnes – “Po rikthehet më i fortë”

Chelsea publikon pamjet e Brojës në fitnes – “Po rikthehet më i fortë”

Chelsea ka dhënë një përditësim pozitiv për rikuperimin e Armando Broja pas një dëmtimi të rëndë të ligamentit të gjurit që e ka mbajtur shqiptarin jashtë që nga nëntori.

21-vjeçari pësoi dëmtim në humbjen 1-0 ndaj Newcastle United katër muaj më parë dhe pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit.

Graham Potter e përdori më së shumti sulmuesin shqiptar si zëvendësues me ndikim, gjë që ka kuptim pasi Broja ka fizikun dhe ritmin për t’u krijuar probleme mbrojtësve kundërshtarë. Pas dëmtimit, shqiptari ka pësuar një operacion të suksesshëm dhe një periudhë rehabilitimi.

Ka shumë pak gjasa që ai të rikthehet para fundit të sezonit, por të paktën procesi i rikuperimit të tij duket se po shkon shumë mirë.Chelsea së fundmi ka postuar një video që tregon seancën e rikuperimit të Brojës në Instagram.

“Të shtyjmë për t’u rikthyer më i fortë, është në ADN-në tonë,” thotë mbishkrimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Shpërndaje në: