Chelsea pa telashe ndaj Newcastle – tri gola për tri pikët
Chelsea ka marrë tjetër fitore në Premier League.
Skuadra e Thomas Tuchel ka gjunjëzuar skuadrën e Newcastle United, duke e mposhtur me rezultatin 0:3, shkruan Periskopi.
‘Blutë’ arritën të zhbllokojnë vetëm në pjesën e dytë, kur Reece James shënoi në minutën e 65′. I njëjti dyfishoi epërsinë në minutën e 77′ me një super-gol.
Fatin e takimit e vulosi Jorginho, i cili në minutën e 79′ shënoi për 0:3, nga pika e bardhë e penalltisë.
Chelsea numëron tani 25 në krye të tabelës, kurse Newcastle mbetet me vetëm katër pikë./ Periskopi/