Chelsea nis ofertën e fundit për Aubameyang
Chelsea e ka dërguar ofertën e fundit në drejtim të Barcelonës për Pierre-Emerick Aubameyang
.
Sipas asaj që bën të ditur Dario Sport, shuma e kësaj oferte është diku rreth 20 milionë euro.
Gabonezi nuk dëshiron largimin nga “Camp Nou”, por situata e krijuar në kampin katalunas ka bërë që edhe sulmuesi të rrijë me valixhe në duar.
Londinezët janë në kërkim të një sulmuesi qendror, pas largimit të Timo Wernerit.