Chelsea ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit do ta fillojë me dy mungesa të mëdha
Nesër skuadra e Chelseas e luan ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të xhiros së gjatë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Graham Potter do të duhet të luajë pa Mateo Kovacic dhe Kepa, shkruan Periskopi.
Probleme për mesfushorin kroat, ndërsa portieri spanjoll u dëmtua në pjesën e parë në humbjen e së shtunës kundër Brighton.
Megjithatë, Blues tashmë janë kualifikuar dhe kanë fituar grupin e tyre dhe shqetësimi i vërtetë për trajnerin do të jetë rikuperimi i dy lojtarëve për derbin londinez ndaj Arsenalit, të planifikuar për të dielën pasdite.