Chelsea mposhtet por duhet ta falënderojë përjetësisht Tottenhamin që fitoi kundër Leicesterit

Chelsea mposhtet por duhet ta falënderojë përjetësisht Tottenhamin që fitoi kundër Leicesterit

Chelsea është mposhtur 2-1 si mysafir i Aston Villës në ndeshjen jetike për top katërshe, në javën e fundit në Premier League.

‘Të Kaltërit’ e gjetën veten në disavantazh 2-0 pas 52 minutave lojë, falë golave nga Bertrand Traore 43′ dhe El Ghazi nga penalltia, shkruan Periskopi.

Krejt çka arriti të bënte deri në fund Chelsea ishte të ngushtonte disavantazhin përmes një goli nga Ben Chilëell në minutën e 70-të, teksa Cesar Azpilicueta u përjashtua me të kuq krejt në fund pasi goditi në fytyrë Jack Grealishin.

Sidoqoftë, Chelsea siguroi vendin e katërt vetëm falë fitores së Tottenhamit 3-2 kundër Leicesterit, pasi përndryshe do ta mbyllte sezonin jashtë zonës Champions League.

‘Të Kaltërit’ mbyllin edicionin me 67 pikë, një më shumë se Leicesteri në të pestin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: