Chelsea mëson çmimin e Fofanas
Skuadra angleze, Leicester City, ka vendosur një çmim prej 83 milionë eurove për mbrojtësin Wesley Fofana, raporton “CBS Sports”.
Mbrojtësi francez ka qenë i lidhur me Chelsean, por trajneri Brendan Rodgers nuk ka interes që ta humbasë atë
Asnjë klub nuk i është afruar zyrtarisht Leicesterit për të nënshkruar me mbrojtësin, i cili nënshkroi një kontratë afatgjatë në mars, por besohet se Chelsea po e monitoron situatën e tij.
Pas largimit të Rudiger e Christensen, Chelsea ka afruar vetëm Koulibalyn, ndërsa si duket do të dështojë në transferimin e Koundes, pasi që ky i fundit është gjithnjë e më pranë Barcelonës.
Alternativa e Koundes si duket është Fofana i Leicester, por çmimi i lartë që duhet ta paguajë Chelsea mund të paraqes problem për të arritur një marrëveshje.