Chelsea konfirmon listën me 28 futbollistë të ftuar për turneun në SHBA, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Chelsea konfirmon listën me 28 futbollistë të ftuar për turneun në SHBA, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Chelsea ka konfirmuar skuadrën e tyre prej 28 lojtarësh që do të fluturojnë për në SHBA për ndeshjet e tyre parasezonale 2024 nën drejtimin e Enzo Maresca .

Kjo skuadër përmban disa nga nënshkrimet e verës, si Tosin Adarabioyo, Kiernan Dewsbury-Hall, Renato Veiga dhe Marc Guiu.

Por mesfushori i ri Omari Kellyman është përjashtuar nga skuadra. Të përjashtuar janë edhe mbrojtësit Trevoh Chalobah dhe Alfie Gilchrist të cilët pritet të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Londinezët kanë konfirmuar se futbollistët që ishin të angazhuar në Euro 2024 dhe Copa America do t’i bashkohen skuadrës më vonë pas pushimeve.

Për këtë turne parasezonal mungesë e madhe te Chelsea do të jenë lojtarët si Conor Gallagher, Cole Palmer, Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo.

Trajneri Enzo Maresca ka grumbulluar edhe sulmuesin shqiptar Armando Broja, përkundër se për të flitej se do të largohet.

Skuadra e plotë prej 26 lojtarësh e Chelsea për turneun në SHBA.

Portierë: Sanchez, Bettinelli, Beach, Bergstrom

Mbrojtës: Reece James, Gusto, Acheampong, Fofana, Disasi, Tosin, Badiashile, Colwill, Chilwell, Veiga

 

Mesfushorët: Chukwuemeka, Lavia, Ugochukwu, Dewsbury-Hall, Santos

Sulmues: Jackson, Nkunku, Sterling, Mudryk, Madueke, Broja, George, Guiu, Angelo.

Shpërndaje në: