Chelsea konfirmon arritjen e marrëveshjes përfundimtare për shitjen e klubit
Chelsea ka njoftuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit.
Klubi nga Londra tashmë edhe zyrtarisht është bërë me pronar të rinj.
Grupi i udhëhequr nga Todd Boehly do të jenë në krye të “Bluve” nga tash e tutje.
“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën”, thuhet në njoftim.
Chelsea gjithashtu bëri të ditur se informatat tjera rreth kësaj marrëveshje do të zbulohen në vazhdim.
Club statement.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 28, 2022