Chelsea kërkon finalen e Carabao Cup
Pas një nate të keqe në “Teesside” dy javë më parë, Chelsea duhet të përmbysë deficitin nga humbja 1-0 për të arritur në finalen e Carabao Cup në këtë ndeshje të dytë gjysmëfinale.
“Blutë” u rikthyen me një fitore 1-0 ndaj Fulhamit në derbin e Londrës Perëndimore dhe kjo mund të jetë motivim për skuadrën e Mauricio Pochettinos, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Stamford Bridge” dhe këto janë formacionet e mundshme:
Chelsea: Petrovic; Gusto, Silva, Disasi, Colëill; Caicedo, Fernandez; Madueke, Gallagher, Sterling; Palmer.
Niddlesbrough: Glover; Van den Berg, Fry, Clark; Ayling, Barlaser, Hoëson, Engel; Rogers, Hackney; Forss.