Chelsea ka gati një ‘formulë’ tjetër për vazhdimin me Joao Felix
Gazeta Sun raporton këtë të premte se Chelsea do të negociojë me Atletico Madrid një marrëveshje të dytë për huazimin e Joao Felix.
Klubi colchonero, i cili i pagoi 126 milionë euro Benfica-s në vitin 2019, tani po kërkon afër 100 milionë për të shitur shërbimet e sulmuesit portugez.
Një shumë që Chelsea nuk dëshiron ta shpenzojë, duke qenë megjithatë i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për transferimin në 2023/24.
Pagat e Joao Felix prej 280 mijë eurove në javë, do të përballoheshin edhe nga britanikët.