Chelsea ka bërë një ofertë prej 100 milion eurosh për super yllin e Juventusit dhe senzacionin e Euro2020

Chelsea ka bërë një ofertë prej 100 milion eurosh për super yllin e Juventusit dhe senzacionin e Euro2020

“Blues” e kanë bërë gati këtë super-ofertë për sulmuesin italian, Juventusi s’duket i bindur. Chiesa shkëlqeu në Kampionat Evropian

Federico Chiesa ishte sensacion i Kampionatit Evropian të futbollit. Sulmuesi italian bëri paraqitje të shkëlqyeshme me “Azzurrët”, duke i ndihmuar ata që të shpallen kampionë evropianë.

Dhe, kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin ish-futbollistit të Fiorentinës. Në fakt, mediat britanike shkruajnë se Chelsea ia ka ofruar Juventusit 100 milionë euro për përfaqësuesin italian.

Juventus nuk ka ndërmend të hap bisedime me ndonjë klub për Federico Chiesa. Chelsea, Bayern … nuk ka asnjë shans. Ai është konsideruar “i paprekshëm” tek skuadra.

Shpërndaje në: