Chelsea fiton ndaj Malmo, blindon pozitën e dytë
Chelsea ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Malmo.
Skuadra e Thomas Tuchel ka regjistruar një fitore në kuadër të grupeve në Champions League, në udhëtim kundër Malmo, shkruan Periskopi.
Chelsea shënoi fitore minimale 0:1, falë një goli të shënuar nga Hakim Ziyech.
Mesfushori ofensiv shënoi gol në minutën e 56’, pas një asistimi të pranuar nga Hudson-Odoi.
‘Blutë’ kanë shkuar tani në nëntë pikë pas katër ndeshjeve, aq sa ka edhe Juve, por me një ndeshje më pak.
Skuadra e Malmo mbetet akoma pa pikë këtë edicion të Champions League. /Periskopi/