Chelsea fiton me ‘zor’ takimin ndaj West Hamit
Chelsea ka shënuar fitore ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pikët e plota i siguroi në fundin e ndeshjes.
“Blutë” fituan 1:0 në “Stamford Bridge”, falë golit të shënuar nga Christian Pulisic në minutën e 90-të.
Vlen të theksohet se paraprakisht, në minutën e 87-të vendasit lëshuan një rast të artë për të shënuar, me Jorginhon që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
“Çekanët” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 84-të, kur me karton të kuq u përjashtua Craig Dawson.
Chelsea pas kësaj fitore ka 65 pikë në pozitën e tretë në tabelë, kurse West Hami pozicionohet i shtati me 54 pikë. /