Chelsea fiton me tri gola epërsi ndaj Leicester – tre të tjerë iu anuluan

Chelsea fiton me tri gola epërsi ndaj Leicester – tre të tjerë iu anuluan

Chelsea e ka shpartalluar skuadrën e Leicester.

‘Blutë’ e Thomas Tuchel kanë shënuar një fitore spektakolare ndaj Leicester, me rezultatin 0:3, shkruan Periskopi.

Skuadra e Chelsea kaloi në epërsi qysh në minutën e 14’, kur Antonio Rudiger shënoi pas asistimit të Ben Chilwell.

Epërsia e londinezëve u dyfishua në minutën e 28’, pas një goli fenomenal të N’Golo Kante. Ky gol vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Rezultati final ndërkaq u vendos në minutën e 71’, kur amerikani Christian Pulisic dërgoi topin në rrjetë për 0:3. Gjatë ndeshjes, Chelsea shënoi tri herë të tjera, por golat ishin të pavlefshëm.

Me fitoren e regjistruar ndaj Leicester, Chelsea shkon në 29 pikë për pozitën e parë, kurse Leicester mbetet me 15 pikë në pozitën 12. /Periskopi/

Shpërndaje në: