Chelsea fiton kundër Lille të Zhegrovës

Chelsea fiton kundër Lille të Zhegrovës

Kampionët e Europës, Chelsea kanë shënuar fitore solide kundër kampionit të Francës Lille 2-0. Kai Havertz (8) dhe Christian Pulisic (63) shënuan për Chelsean. Në këtë ndeshje ka debutuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve edhe Edon Zhegrova. Ai hyri në ndeshje në minutën e 81 dhe luajti 14 minuta në këtë ndeshje

Chelsea e filloi furishëm këtë takim ku rrezikoi Lille që në minutën e katër të ndeshjes me anë të Kai Havertz. Mundësia ishte e mirë, por gjermani goditi lart mbi portë.

I njëjti lojtar do të godiste fuqishëm në minutën e shtatë ku topi do të devijohej në goditje nga këndi. Pikërisht nga kjo goditje nga këndi do të vinte goli një minutë më vonë. Ziyech bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti Havertz që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Pas këtij goli Lille kishte më shumë posedim por nuk arrinte që ta rrezikoi seriozisht portën e Chelsea.

Ziyech do të rrezikonte Lille edhe në minutën e 46 të pjesës së dytë. Ai bëri një goditje të rrezikshme por mbrojtësit e Lille arritën që ta bllokojnë atë.

Chelsea përsëri ishin të rrezikshëm në minutën e 59-të me Kai Havertz i cili pati një tentim të mirë por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Goli i dytë për Chelsean ishte një gol ekipor.

Ata dalin shumë mirë përpara në një kundërsulm kur Kante do të pasonte për Christian Pulisic që bëri një finalizim të bukur për rezultat 2-0 në minutën e 63-të.

Edon Zhegrova do të hynte në këtë ndeshje në minutën e 81-të të pjesës së dytë në vend të Jonathan David.

Megjithatë, ai nuk arriti të bënte ndonjë gjë në këtë ndeshje dhe në disa raste kishte pasime të gabuara.

Kjo fitore është komode për Chelsea derisa kampioni europian do të luajë ndeshjen e kthimin në Francë pas dy jave.

Shpërndaje në: