Chelsea fiton bindshëm, vjen reagimi nga Lukaku
Chelsea e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin 2021/22 në Premierligë. “Blutë” e Londrës fituan 3:0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e xhiros së parë.
Pas këtij triumfi ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti më i ri i Chelseat, Romelu Lukakut, i cili nuk ishte i gatshëm të luajë në ndeshjen e xhiros së parë.
“Bravo djema! Fillim i mirë!” – shkroi ai në profilin e tij në Twitter.
Well done boys! Good start!@ChelseaFC ?
— R.Lukaku Bolingoli9 (@RomeluLukaku9) August 14, 2021
Marcos Alonso e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 27-të. Ai shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 1:0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel. Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë në minutën e 40-të, e që ishte rezultati i pjesës së parë.
Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të. Trevoh Chalobah realizoi në debutimin e tij në Premierligë me Chelsean një gol të bukur nga distanca.