Chelsea e Dinamo Zagreb fillojnë aventurën në Ligën e Kampionëve, ja formacionet zyrtare

Chelsea e Dinamo Zagreb fillojnë aventurën në Ligën e Kampionëve, ja formacionet zyrtare

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe me emrin, Liga e Kampionëve, fillon sot edicionin e ri 2022/23, me një ndeshje tejet interesante.

Me fillim nga ora 18:45, gjiganti anglez, Chelsea do të përballet si mysafirë me skuadrën kroate, Dinamo Zagreb, përcjell KosovaPress.

Ky takim është i vlefshëm për fazën e grupeve të kësaj gare, ku Chelsea dhe Dinamo pozicionohen në Grupin E së bashku me RB Salzburgun dhe kampionin italian, Milanin.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, kroatët kanë formë më të mirë ku kanë regjistruar katër fitore dhe një humbje, për dallim nga Chelsea që ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Dinamon nuk do të paraqiten Dilaver, Menalo dhe Sutalo, kurse te Chelsea mungojnë Silva dhe Kante.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Dinamo Zagreb (3-5-2): Livakovic; Moharrami, Sutalo, Peric; Ristovski, Ademi, Misic, Ivanusec, Ljubicic; Petkovic, Orsic

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Fofana, Koulibaly, Azpilicueta; Chilwell, Kovacic, Mount, James; Sterling, Havertz; Aubameyang

Shpërndaje në: