Chelsea do të zhvillojë bisedime me Brojan
Chelsea dhe Armando Broja do të bisedojnë në lidhje me të ardhmen e shqiptarit.
E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja është e paqartë.
Ai është lojtar i Chelsea, por nuk bën pjesë në planet e ekipit londinez.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim, por drejtuesit e klubit dhe vet ai ende nuk kanë vendosur.
‘Daily Mail’ raporton se Chelsea do të zhvillojë bisedime me Brojan dhe do të vendosin për të ardhmen e tij.
Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Everton, West Ham dhe Newcastle.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit.