Chelsea do të lutet që finalja të mos shkojë në penallti pasi kësaj videoje të Edersonit në stërvitje

Chelsea do të lutet që finalja të mos shkojë në penallti pasi kësaj videoje të Edersonit në stërvitje

Manchester City ka pasur problemet e veta nga penalltitë.

Sipas ‘Transfermarkt’, City ka fituar 11 penallti gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar vetëm shtatë prej tyre, transmeton Periskopi.

‘Qytetarët’ kanë pasur gjashtë gjuajtës të ndryshëm të penalltive, përfshirë Sergio Agueron, Kevin De Bruynen, Ilkay Gundoganin dhe Raheem Sterlingun.

Një lojtar i Cityt që dëshiron t’i gjuajë penalltitë e skuadrës është Edersoni.

Braziliani së fundmi është shprehur: ”Unë jam gjuajtësi më i mirë i penalltive, por nuk jam zgjedhur t’i gjuaj.”

Ederson tha më herët këtë javë se do ta gjuajë penalltinë e pestë, nëse finalja e Champions Leagues kundër Chelseat shkon në 11-metërsha.

”Unë jam në listën e penalltive,” tha ai. ”Nuk kam nevoj të stërvitem aq shumë, por jam oi pesti, do të gjuaj. Të fundit, decisiven, do ta kërkoj këtë…”

Ederson flet me vetëbesim por sa i mirë është vërtetë i mirë ai nga penalltitë?

Portieri ka praktikuar penalltitë në stërvitje para finales së Champions Leagues dhe po del të jetë se ai në fakt është shumë i mirë.

Sipas Marcelo Bechler, Ederson gjuajti 11 penallti dhe shënoi dhjetë prej tyre. Shikoni disa më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: