Chelsea dhe Manchester City i kanë rënë pishman që iu bashkuan Super Ligës – thotë Ekzekutivi

Chelsea dhe Manchester City i kanë rënë pishman që iu bashkuan Super Ligës – thotë Ekzekutivi

Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur dyshime nëse do t’i qëndrojnë prapa vendimit për t’ju bashkuar Super Ligës Evropiane, sipas një zyrtari ekzekutiv në një klub tjetër.

The Guardian ka kuptuar se ka pasur diskutime nëse këto dy klube do të kthejnë mbrapsht vendimet e tyre kontroverse pas komenteve dhe kritikave negative dhe rritjes së presionit nga qeveritë dhe ligat që prej daljes së njoftimit në publik.

Ata që po kundërshtojnë largimin e këtyre klubeve besojnë që më pak se gjysma e 12 klubeve konsiderohen “fanatike” të këtij vendimi kontrovers.

Të tjerat i janë bashkuar sepse besojnë që do të jenë më mirë financiarisht – ose u bashkuan sepse u frikësuan mos do ta humbisnin shansën nga ndonjë ekip tjetër. Chelsea dhe City besohet se janë në këtë kamp, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Megjithatë, nuk ka ndonjë provë direkte që thotë se këto dy klube do të kthehen mbrapsht.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se këto klube nuk mund të ishin “edhe brenda, edhe jashtë” – duke përforcuar kërcënimin se lojtarët e tyre nuk do të mund të luanin në Kupën e Botës. /Periskopi

Shpërndaje në: