Chelsea bën revolucionin në Angli: Merr vendim që në mbledhjet e bordit të ketë përfaqësues të fansave

Chelsea bën revolucionin në Angli: Merr vendim që në mbledhjet e bordit të ketë përfaqësues të fansave

Chelsea ka marrë një iniciativë brilante sa i përket vendimmarrjes dhe pjesmarrjes në vendimmarrje të fansave.

Përmes një komunikateje, ‘Të Kaltërit’ njoftuan se tre përfaqësues të fansave do të jenë pjesë e mbledhjeve të bordit, ‘për t’u siguruar që të konsiderohet sentimenti i fansave si pjesë e vendimmarrjes në klub,’ transmeton Periskopi.

Në komunikatë shpjegohet se përfaqësuesit do të duhet të plotësojnë disa kritere dhe do të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti, të ngjashme me ato që i nënshkruan secili pjestar i bordit të klubit.

Klas i vërtetë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: