Chelsea arrin marrëveshje personale me Lukaku – zyrtarizimi çështje kohe

Chelsea arrin marrëveshje personale me Lukaku – zyrtarizimi çështje kohe

Romelu Lukaku me shumë gjasë do të rikthehet te skuadra e Chelsea.

Tash e disa ditë, ylli belg i skuadrës së Inter, Romelu Lukaku, po lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra kampione e Evropës, Chelsea.

Së fundmi, është Fabrizio Romano ai që raporton se Lukaku është vetëm një hap larg që të kthehet në Londër, përcjell Periskopi.

‘Blutë’ janë pajtuar me belgun për një pagë prej 12 milionë euro për sezon, neto, kurse me Inter pritet ta mbyllin marrëveshjen me 115 milionë euro.

Deri tani nuk thuhet të ketë ndonjë lojtar tjetër të përfshirë në marrëveshje, ndonëse emri i Marcos Alonso ishte shumë i lakuar gjatë ditëve të fundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: