Cheesecake i shpejtë në gotë, mësoni si të përgatisni ëmbëlsirën më të thjeshtë të verës
Cheesecake është nga ato ëmbëlsira që mund ta përgatisni gjatë gjithë vitiT, megjithatë ai shijon më shumë në verë dhe me temperaturat që janë jashtë, e sigurt që do e hani sa hap e mbyll sytë.
Përbërësit për 6 gota: 300 g biskota Oreo ose biskota të tjera me kakao 120 g gjalpë i tretur, i ftohur.
Përbërësit për kremin: 300 g djathë Philadelphia 300 g pana e ftohtë, nga frigoriferi 3 lugë sheqer 1 bustinë vanilje fruta për zbukurim sipas dëshirës ose copa çokollate.
Përgatitja: Në mikser grijmë biskotat e copëtuara më parë me dorë, bashkë me gjalpin. E shpërndajmë këtë përzierje në fund të çdo gote. Rrahim panën me rrahësin elektrik të vezëve dhe e lëmë mënjanë. Philadelphia-n e përziejmë me rrahësin elektrik për një minutë bashkë me sheqerin e vaniljen, sa të bëhet si krem. Shtojmë Philadelphia-n në tasin ku kemi panën dhe i përziejmë me kujdes me spatul, me lëvizje nga poshtë lart, derisa të përftojmë një krem homogjen. E shpërndajmë kremin nëpër gota, i mbulojmë me qese kuzhine dhe i lëmë në frigorifer për jo më pak se 2 orë. I zbukurojmë me fruta të freskëta, copa çokollate etj.