Champions League kthehet sonte – tetë ndeshje në orar, vëmendja te Chelsea-Juve dhe Barca-Benfica
Kompeticioni më i rëndësishëm në futbollin evropian me klube kthehet sonte.
Champions League do të vazhdojë me tetë ndeshje të radhës sonte, në kuadër të fazës së grupeve, shkruan Periskopi.
Ndeshjet e para këtë mbrëmje nisin me fillim nga ora 18:45. Në këtë orar luajnë Dynamo Kyiv – Bayern Munich dhe Villarreal – Manchester United.
Gjashtë ndeshje të tjera, përfshirë Chelsea-Juventus dhe Barcelona-Benfica luhen me fillim nga ora 21:00.
Më poshtë Periskopi ua përcjell orarin e plotë për mbrëmjen e sotme në Champions League.
Dynamo Kiev – Bayern Munich (18:45)
Villarreal – Man United (18:45)
Barcelona – Benfica (21:00)
Chelsea – Juventus (21:00)
Lille – Salzburg (21:00)
Malmo – Zenit (21:00)
Sevilla – Wolfsburg (21:00)
Young Boys – Atalanta (21:00). /Periskopi/