‘Champions League ka emër’ – Ronaldo me dy gola e shpëton Unitedin në Bergamo
Cristiano Ronaldo është heroi i skuadrës së Manchester United dhe garantuesi i punës së Ole Gunnar Solskjaer.
United ka marrë një pikë në udhëtim në Bergamo, kundër Atalantas, me rezultat 2:2, falë brilancës së CR7, që shënoi dy gola.
Atalanta kaloi e para në epërsi, me golin e minutës së 12′, nga Josip Ilicic.
I madhi Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në 1:1, në fundin e pjesës së parë.
Pas tij, në skenë doli Duvan Zapata, me golin e minutës së 59′, për epërsinë e dytë të Atalanta. Megjithatë, portugezi nuk mund të mos e kishte fjalën e fundit. Ai shënoi edhe një herë në minutat shtesë, për rezultatin 2:2, dhe një pikë të madhe për United.
Man Utd tashmë ka shtatë pikë në pozitën e parë, aq sa ka edhe Villarreal, kurse Atalanta mbetet me pesë pikë. /Periskopi/