Champions: Gazetari veteran tifoz i Milanit shpërthen në lot (Video)

Champions: Gazetari veteran tifoz i Milanit shpërthen në lot (Video)

Suksesi ndaj Atalantës ditën e djeshme, i ka siguruar kuqezinjve kualifikimin në Champions.

Një gëzim i madh për lojtarët, por akoma edhe më i madh për tifozët, të cilët e prisnin me padurim këtë arritje prej vitesh.

Gazetari italian, Ticiano Krudeli, i cili njihet si një tifoz i çmendur i Milanit, e kishte të pamundur t’i mbante lotët ditën e djeshme.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe kualifikimit të skuadrës së Piolit, Krudeli ka shpërthyer në lot, duke falënderuar ekipin për fitoren.

Shpërndaje në: