Challandes për Periskopin pas ndeshjes: Flet për Dakun dhe fitoren

Challandes për Periskopin pas ndeshjes: Flet për Dakun dhe fitoren

Skuadra e Kosovës sapo e ka mbyllur ndeshjen miqësore me Gambinë, ku u zhvillua në Turqi.

Ky ishte edhe testi i fundit për djemt tanë të cilët e kaluan me sukses edhe pse jo me formacion të parë, transmeton Periskopi.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë ku u pa dominimi ynë që nga fillimi, por goli i cili vendosi ndeshjen erdh nga Arbër Hoxha në minutën e 80-të.

Gazetari ynë iu drejtua trajnerit zvicerian me këto pytje:

Çfarë mendon për përformancën ekipore?

“Ishte një organizim i mirë dhe një performancë e mire nga lojtarët tanë, jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, është një skuadër speciale që e kena ndërtuar për vetëm 3 ditë.

Ata ishin të koncentruar ishin të gatshëm për të punuar dhe për të përparuar së bashku, jam vertetë i kënaqur me këtë skuadër.”

Jeni kritikuar shpesh më parë për mos ftesen e Dakut, a mendoni se ështe justifikuar mos ftesa e Dalkut me këto përformanca këtë grumbullim?

“Nuk është problemi te Daku, por që më lejohet të përzgjedh 18 lojtarë, ku gjithmonë mendojë të zgjedhë më të mirët.

Gjithçka varret nga përfomanca dhe forma e lojtarit në ligën pjesëmarrëse po ashtu edhe konkurenca dhe pozicioni i lojtarëve në fushë ku bëhet edhe përzgjedhja e tyre.

Lojtarë shfaqë  një performancë të lartë dhe ishin të organizuar”/Periskopi.

 

Shpërndaje në: