Challandes nuk qan shumë për pensionimin e Atdhe Nuhiut dhe Anel Rashkaj: I falënderoj dhe kaq

Challandes nuk qan shumë për pensionimin e Atdhe Nuhiut dhe Anel Rashkaj: I falënderoj dhe kaq

Bernard Challandes ka reflektuar në pensionimin e Anel Rashkajt dhe Atdhe Nuhiut nga Kombëtarja e Kosovës.

Dyshja ka vendosur të largohet nga aktivitetet me Kombëtaren, pas një periudhe dinjitoze në shërbium, teksa zvicërani është pyetur në konferencë për shtyp në lidhje me largimet e tyre, shkruan Periskopi.

”I falenderoj që luajtën për Kombëtaren, luajtën me zemër dhe kaq,” tha fillimisht ai para se një nga gazetarët të insistonte për një koment më shumë.

”Nuk është vendim i lehtë për lojtarët, qartazi. Ishte e vështirë për shkak të Covid-19, pasi ndryshe do të ishte mirë që t’u dhuronim një lamtumirë të mirë në një stadium me spektatorë dhe me lule, por shpresoj që do të mund të bëjmë një përshëndetje të tillë kur të rikthehen fansat.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: