Challandes: Ne nuk mund të ulemi në gjunjë lojtarëve që ta pranojnë Kosovën, ata duhet ta ndjejnë

Challandes: Ne nuk mund të ulemi në gjunjë lojtarëve që ta pranojnë Kosovën, ata duhet ta ndjejnë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka komentuar në konferencën e sotme për shtyp situatën me Andi Zeqirin dhe të tjerët në pozitë të ngjashme me të.

Zeqiri flirtoi për një kohë të gjatë me dy taborre duke i premtuar Kosovës se do të luajë për të, por në fund zgjodhi Zvicrën, shkruan Periskopi.

Ai u shpall person ‘non grata’ nga ‘Dardanët’ dhe tash Challandes ka komentuar situatën e tij dhe të tjerëve, të cilët presin ftesën ose kanë marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës.

”Ne kemi folur me lojtarin [Andi Zeqirin], agjentin dhe një lojtar që ka dy pasaporta mund të vendos. Dhe ai ka marrë ftesë nga Zvicra, e cila luan në Kampionat Evropian

”Në përgjithësi për të gjithë lojtarët që kanë mundësinë të përfaqësojnë dy shtetet, duhet t’u them se ne u dërgojmë interesin tonë. Ata lojtarë duhet të ndjejnë nder dhe krenari të luajnë për Kosovën, ne nuk mund t’u ulemi në gjunj atyre. Edhe ne kemi karakterin tonë dhe rrugëtimin tonë dhe Kosova nuk është zgjedhje e planit të dytë.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: