Challandes: Kemi kërkuar Kombëtare që mund t’ia dalim lehtë, pasi kemi pasur ndeshje të vështira

Challandes: Kemi kërkuar Kombëtare që mund t’ia dalim lehtë, pasi kemi pasur ndeshje të vështira

Nesër, e martë (1 qershor), Kosova do të përballet me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri”, takim ky që zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Para ndeshjes së nesërme, selektori ka mbajtur konfrencë për media, ku bëri të ditur se kush kishte zgjedhur San Marinon dhe Maltën si kundërshtare të Kosovës.

“Jo, së pari jemi Kosova, dhe nuk mund të zgjedhim kundërshtarët, duhet të jemi realistë me situatën tonë, në bashkëbisedim me Federatë kemi kërkuar kundërshtarë që mund t’ia dalim lehtë sepse vijmë nga ndeshje të vështira si me Spanjën dhe Suedinë, jemi në fund të sezonit, kemi mungesa, dhe pikërisht ndeshjet e tilla na kanë shërby me marrë lojtarë të ri. Ne kemi shumë respekt për të dy ekipet Maltën dhe San Marinon” – tha Challandes, përcjell Insporti.

“Nëse pyetja ishte që I kemi zgjedhur keta kundërshtar dhe për ta shpëtuar karrigën time për të qëndruar me Kosovën, duhet të keni më shumë respect për përsonalitetin tim”

Pas ndeshjes ndaj San Marinos, Kosova me datë 4 takohet me Maltën, për t’i zhvilluar edhe dy miqësore të tjera me datë 8 dhe 11, me Guinean dhe Gambinë.

Shpërndaje në: