Challandes i liron nga grumbullimi 4 futbollistët e KF Prishtinës

Challandes i liron nga grumbullimi 4 futbollistët e KF Prishtinës

Me kërkesë të FC Prishtina dhe me qëllim të përkrahjes së klubeve tona për paraqitje sa më të mirë në garat evropiane, përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur të lirojë nga grumbullimi i paraparë me Kombëtaren katër futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës.

Prishtina ka nisur përgatitjet për pjesëmarrje në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve, njofton FFK, transmeton Periskopi.

Kërkesa e klubit ka ardhur pas publikimit të listës dhe disa ditë pasi FFK ua ka dërguar ftesat Gledi Micit, Endrit Krasniqit, Leonit Abazit dhe Lumbardh Dellovës, për dy miqësoret që do të zhvillohen në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: