Challandes: Duhet të uroj skuadrën, ishin të mirë mentalisht, teknikisht e taktikisht

Challandes: Duhet të uroj skuadrën, ishin të mirë mentalisht, teknikisht e taktikisht

Paraqitja e Bernard Challandes dhe Milot Rashicës në konferencën për shtyp pati disa të thëna interesante.

Pasi Bajram Shala njoftoi për infektimin e Visar Bekaj, selektori Challandes e bëri një hyrje të shkurtër.

Challandes:

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji. Jo vetëm për rezultatin, por së pari pasi ne kemi performancë të mirë. Kjo do të thotë për mua; teknikisht, mentalisht, taktikisht, skuadra punoi si kolektiv dhe ishte për mua gjëja me e rëndësishme për të ardhmen. Mund të them urime për skuadrën, por duhet të konfirmojmë menjëherë ndaj Greqisë. Do të jetë e vështirë me këtë skuadër nga Greqia”, tha Challandes fillimisht, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: