Challandes: Duhet të rikonfirmojnë se çfarë mund të bëjë Kosova, Greqia kundërshtare e vështirë

 Challandes: Duhet të rikonfirmojnë se çfarë mund të bëjë Kosova, Greqia kundërshtare e vështirë

Selektori i Kosovës e di se do të ketë punë të vështirë nesër, por pret rezultat pozitiv.

Zvicerani ka konfirmuar se qëllimi i tij nuk është renditja e mirë në tabelë, por paraqitja solide në fushën e blertë, për të konfirmuar gjërat e mira që u bënë ndeshjen e kaluar.

“Ndeshja e radhës gjithmonë ka rëndësinë më të madhe. Ndaj Greqisë do të jetë e vështirë por me rëndësi të madhe. Jo vetëm për renditjen, por për të konfirmuar atë që kemi bërë ndaj Gjeorgjisë. Është nja nga skuadrat e respektuara në Evropë. Për ne do të jetë vështirë, por duam të konfirmojmë ato që bëmë në Gjeorgji. Nuk bëj presion për rezultatin, por kërkoj të shfaqin ndeshje të fortë. Futboll të mirë e kualitativ. Rezultati mund të vije, por pa menduar ndikimin që mund të ketë në tabelë. Ndeshja ndaj Greqisë do të jetë shumë e rëndësishme”, tha Challandes, përcjell Periskopi.

Kosova dhe Greqia përballen nesër, me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/

Shpërndaje në: