Ç’formë i ke gishtat e këmbës? Ja çfarë thonë për personalitetin tënd
Askush nuk ka shumë dëshirë të flasë për këmbët apo gishtat e këmbës, megjithatë forma e tyre mund të tregojë shumë për një person. Shumë prej nesh kanë gjatësi të ndryshme të gishtave të këmbës, duke filluar që nga gishti i madh deri tek më i vogli, por ndonjëherë, ka edhe gjatësi të çuditshme.
A. E ekuilibruar dhe sociale
Nëse gishtërinjtë zbresin në lartësi nga djathta në të majtë, tregon se je njeri shumë i ekuilibruar. Po ashtu, je njeri që të pëlqen të bisedosh me njerëzit dhe t’i kesh ballë për ballë, ndaj ke dëshirë të takosh njerëz të rinj.
Mirësia jote, kohë pas kohe mund të rritet, por ti je njeri i lumtur vetëm sepse e di që je mendjehapur.
B. Kreative dhe entuziaste
Nëse gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh, ke një mendje krijuese. Ke gjithmonë dëshirë të mësosh gjëra të reja dhe të kuptosh si duhen bërë.
Gatishmëria për të kapërcyer gjithçka mund të bëhet e vështirë dhe e lodhshme me kohën, por merita jote është që gjithmonë gjen mënyrën për ta menaxhuar situatën sa herë kjo ndodh.
C. Besnike dhe e matur
Nëse gishtërinjtë e këmbës janë të gjithë në të njëjtën lartësi, je njeri besnik, shkruan revista class. Njerëzit e dinë se mund të mbështeten tek ty jo vetëm se u gjendesh pranë, por edhe sepse di të jesh racionale në çdo lloj situate.
Natyra e kujdesshme të kthen ndonjëherë pas në kohë, por asnjëherë nuk guxon të provosh diçka apo dikë që nuk të krijon rehati. Nuk beson dot kollaj.