Çfarë zbulon pozita ulur për ju
Komunikimi joverbal është përgjigje e shpeshtë e shumë pyetjeve dhe shprehive, e karakterit dhe e shkathtësive të njeriut.
Nuk keni thënë asnjë fjalë, ndërkaq të tjerët tashmë kanë mundur t’ju vlerësojnë dhe për ju të kenë pasqyrë të caktuar në bazë të asaj se si qëndroni ulur.
Çdo pozitë është tregim për ndonjë person. Gjeni tregimin tuaj.
Shpina drejt
Nëse uleni në atë pozitë që shpina gjithmonë apo kryesisht është në pozitë vertikale, do të thotë që për fillim jeni person i fuqishëm, plot vetëbesim dhe me vullnet të fuqishëm. Mos hezitoni, mos dyshoni në vendimet taja, jeni i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Të tjerët saktësisht dinë se çka mund të presin na ju.
I përkulur përpara
Nëse më shpesh uleni me supe pak të kthyera përpara, ju jeni të hapur, kureshtar dhe i shoqërueshëm. Ju intereson çdo gjë, dëshironi të udhëtoni, të njihni njerëz dhe kultura të tjera, jeni i çiltër dhe botën e shikoni nga pozita e optimistit të përhershëm.
I lakuar nga pas
Për ata të cilët derisa qëndrojnë ulur patjetër kërkojnë mbështetësen e karriges apo të krevatit që të mbështeten dhe të ndihen rehat, vlen rregulla që janë shumë emocional;, të ngrohtë dhe empatikë.
Me gishta të gërshetuar
Personat të cilët gjithë kohës i mbajnë gishtat të gërshetuar derisa qëndrojnë ulur janë të ndjeshëm, por edhe shumë shpërthyes, impulsiv. Shpejt shpërthejnë, edhe më shpejt pendohen për sjellje të tilla, sepse në esencë janë të mirë, pozitivë dhe gjithmonë miqësisht të gatshëm ndaj njerëzve