Çfarë ushtrimesh duhet t’i bëni nga vitet e 20’ta e deri në të plakeni

Çfarë ushtrimesh duhet t’i bëni nga vitet e 20’ta e deri në të plakeni
Ekspertët shëndetësorë shkruajnë se ushtrimet fizike duhet t’i përshtatni në bazë të moshës që e keni.

Ky informacion, i cili është publikuar në librin “How to Live to 100”, është shkruar nga Lindsay Lyon, Kimberly Palmer dhe Philip Moeller.

Ndonëse mungesa e aktivitetit fizik shumë shpejt mund të rregullohet duke filluar me ushtrime, një shprehi afatgjate me ushtrime fizike ju ndihmon të korrni shumë përfitime shëndetësore.

Mendojeni këtë si punën e kursimit të parave – duke qenë të shëndetshëm tani, ju do t’i dhuroni vetes një jetë më të mirë kur të pensionoheni.

Sidoqoftë, sa shpesh duhet të bëni ushtrime fizike varësisht nga mosha që keni?

Në vitet e 20’ta

Megjithëse kjo është dekada ku mund ta mbushni trupin me alkool dhe ushqim të pashëndetshëm, prapëseprapë trupi vazhdon të funksionojë.

Por, kjo është një humbje shumë e madhe e kohës nëse dëshironi ta ndërtoni bazën e fitnesit.

Forca e muskujve të cilën e ndërtoni në vitet e 20’ta mund të qëndrojë me ju deri në moshë të shtyrë.

Ekspertët rekomandojnë që gjatë këtyre viteve t’i bëni këto aktivitete për të paktën 30 minuta:

– Peshëngritje
– Pompa
– Lunges.

Gjithashtu duhet të synoni të ushtroni 2-3 orë në javë.

Në vitet e 30’ta

Në këtë moshë është koha të provoni gjëra të reja në palestër.

Gjatë kësaj kohe mund të provoni çiklizëm, vrapim, not, joga, tai chi, vallëzim, etj.

Në vitet e 40’ta

Kjo është mosha kur duhet ta ruani forcën dhe ta luftoni yndyrën në trup.

Gjatë kësaj moshe duhet të bëni ushtrime me peshëngritje dhe të jeni të rregullt në palestër.

Në vitet e 50’ta

Dhimbjet janë të pashmangshme kur plakemi, por mund t’i lehtësoni ato nëse bëni ushtrime fizike.

Ushtrimet më të mira gjatë këtyre viteve janë:

– Pilate
– Joga
– Ushtrimet aerobike

Mundohuni t’i bëni 30 minuta ushtrime aerobike, pesë herë në javë.

Në vitet e 60’ta

Vazhdimi i ushtrimeve të rregullta ndihmon në shmangien e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Kështu, në këtë moshë mund të bëni peshëngritje, zumba, ushtrime aerobike në ujë, etj.

Shpërndaje në: