Çfarë u pëlqen bebeve më së shumti kur janë në mitër
Një lidhje e ngushtë mes juve dhe bebes formohet shumë më herët sesa ç’mund të mendoni.
Sipas një studimi nga ‘Psychological Science’, bebja në mitër mund ta vërejë edhe gjendjen psikologjike të nënës.
Bebet e pa lindura marrin sinjale përmes trupit (dhe shpirtit), prandaj është detyra juaj t’i jepni bebes sinjale pozitive.
Më poshtë i keni disa prej gjërave që u sjellin bebeve më së shumti kënaqësi.
Ushqimet e ëmbla
Bebet fillojnë t’i dallojnë shijet e ndryshme qysh prej javës 13-të të shtatzënisë.
Pra, preferencat e ushqimit përcaktohen qysh prej kur bebja është në mitër. Nëse dëshironi që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm në atë ardhmen, atëherë hani ushqime të shëndetshme.
Por, kijeni parasysh se bebet janë posaçërisht adhurues të ëmbëlsirave.
Dushet me ujë të vakët
Kur bebet janë mjaftueshëm të mëdha për t’u “shtypur” në lëkurën e barkut të nënës, ato mund t’i ndjejnë ndryshimet e temperaturës. Kështu, dushet shumë të nxehta mund të jenë të rrezikshme për bebet, por dushet me ujë të vakët ju bëjnë juve dhe beben të qetësuar dhe relaksuar.
Bebes i pëlqen ta dëgjoj zërin e nënës
Në javët 25-26, bebet fillojnë të reagojnë ndaj zërave që i dëgjojnë jashtë barkut të nënës. Pasi që zëri i nënës është ai që e dëgjojnë më qartë se cilido zë tjetër, bebet mësohen ta njohin atë.
Zëri i nënës u sjell rehati dhe relaksim bebeve.
Muzika
Dëgjimi i muzikës gjatë shtatzënisë ka shumë përfitime. Gjatë shtatzënisë, dëgjimi i muzikës ndikon që nëna të prodhojë serotoninë dhe endorfine, të cilat pastaj transferohen te bebja.
Muzika gjithashtu ua stimulon bebeve shqisat dhe e promovon zhvillimin e trurit.