Çfarë tregon për shëndetin, mpirja e këmbëve dhe e duarve?
Shpesh ose jo, keni ndierë mpirje të këmbëve dhe duarve, por nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur. Por nuk duhet ta neglizhoni më.
Ky problem shëndetësor mund të marrë përmasa edhe më të rënda nëse nuk e vlerësoni seriozisht.
Mpirja e duarve dhe këmbëve lidhet me qarkullimin jo normal të gjakut. Ndjesia e shpimit si gjilpëra mund të jetë e lidhur edhe me sklerozën e shumëfishtë, një sëmundje neurovegjetative që shkakton shkatërrim dhe humbje të substancës myelin në sistemin nervor qendror.
Një mpirje, gjithashtu mund të fshehë një trombozë venoze. Kjo për shkak të pranisë së mpiksjes brenda lumenit venoz që pengon rrjedhën normale të qarkullimit të gjakut që parandalon rrjedhën e oksigjenit në inde.
Nëse ju përjetoni dhimbje, gjymtyrë të ftohtë, më mirë të konsultoheni me mjekun.