Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

Buzët janë një element i rëndësishëm i gjuhës së trupit. Mënyra se si ne i kafshojmë buzët kur jemi nervoz ndryshon nga mënyra se si e bëjmë këtë kur duam të joshim dikë. Buzëqeshja jonë nuk është e njëjtë kur bëjmë ironi dhe kur shtiremi, apo kur jemi në një takim formal. Por përveç gjuhës së trupit, buzët ~mund~ të jenë edhe një tregues i personalitetit tonë bazuar nga forma e tyre.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Buzë të holla

A duken të holla buza e sipërme dhe e poshtme? Atëherë, ju jeni lloji i personit që i pëlqen të qëndrojë vetëm. Mund të kaloni orë të tëra me veten tuaj dhe nuk do të mërziteni apo të ndjeheni të vetmuar. Çuditërisht, edhe pse ju kënaqeni vetëm, përsëri kaloni mirë në grupimet sociale. Jeni lloji i personit që ju duan dhe ju admirojnë. Mbase është mungesa e dëshirës për socializim që ju bën mos të ndjeni se i përkisni fushës së sipërmarrjes. Menaxhimi i parave dhe biznesit nuk është gjëja juaj e preferuar.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Buzë të plota dhe të fryra

Nuk jeni egoist, por ju pëlqen të vendosni veten në radhë të parë. Jeni lloji i mikut që mund ta marrësh në 3 të mëngjesit, por jo nëse keni një takim të rëndësishëm të nesërmen. I jepni të tjerëve përshtypjen se jeni të fiksuar me veten, por në fakt nuk është kështu. Kërkoni përsosmëri në çdo gjë.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Harku i Kupid-it

Kupidi dhe harku i tij. Nëse keni këtë formë buzësh, me siguri ju pëlqen të magjepsni njerëzit me aftësitë tuaja oratorike. Dhe pse mos ta bëni fundja? Nëse jeni me fat, do t’ju falin për ndonjë fjalë pak të hidhur që mund të thoni pa dashje. Nëse njerëzit janë duke parë buzët tuaja, mund t’ja hidhni paq me çdo gjë që thoni.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Forma V

Nëse pjesa e sipërme e buzës suaj është në formë V-je, jeni një person shumë krijues. Ju keni mënyrat tuaja për të shprehur veten. E keni shumë të lehtë të socializoheni dhe të bëni miq të rinj. Mbani mend mirë emrat e njerëzve të rastësishëm dhe ndoshta edhe ditëlindjet e tyre.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Të holla dhe të plota njëkohësisht

Ju keni diçka kundër pasurive materiale dhe mbroni ideologjitë tuaja të veçanta. Jeni plot energji, entuziastë dhe të mirë në vendimmarrje. Bëni gjithçka me vetëbesim të plotë dhe nuk dëshironi të quani asgjë të vështirë ose të pamundur. Jeni intuitivë dhe miqësorë.

Çfarë thotë forma e buzëve për personalitetin tuaj

– Buzë normale

Nëse nuk i përkisni asnjërës prej kategorive të mësipërme dhe buzët tuaja nuk janë as të holla, as të plota, atëherë jeni këtu. Ju keni një personalitet të qëndrueshëm, nuk jeni shumë emotiv apo të shkathët. Kjo bën që të jeni të qetë edhe në situata ekstreme. Jeni gjithashtu një dëgjues i mirë, keni empati për njerëzit dhe jepni këshilla të mira.

Burimi: Stylecraze

Shpërndaje në: