Çfarë tha Ancelotti në konferencë pas ndeshjes me Atletico Madridin që bëri të qeshin të gjithë

Çfarë tha Ancelotti në konferencë pas ndeshjes me Atletico Madridin që bëri të qeshin të gjithë

Trajneri i Real Madritit, Carlo Ancelotti ka bërë një moment qesharak në konrefencën e tij për media pas humbjes 1:0 nga Atletico Madridi.

Duke u larguar nga dhoma pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Carlo Ancelotti bëri një buzëqeshje duke u thënë të pranishmëve: “Nuk po flasim për penalltinë…”, shkruan Periskopi.

Komenti ka shkaktuar të qeshura tek të gjithë gazetarët.

Real Madrid humbi 1-0 nga Atletico Madrid pas një goli të Carrasco nga një penallti e diskutueshme.

Megjithatë, kjo ndeshje nuk ishte diçka me rëndësi të madhe për Realin, pasi klubi ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Shpërndaje në: