Çfarë do të thotë kur e shihni në ëndërr një familjar apo dikë që e dashuroni?

Çfarë do të thotë kur e shihni në ëndërr një familjar apo dikë që e dashuroni?

Ëndrrat kanë filluar të analizohen qysh kur shkencëtarët kanë vendosur të mësojnë më shumë për mendjen e njeriut.

Sigmund Frojd, ‘babai’ i psikanalizës, kishte thënë se ëndrrat i pasqyrojnë dëshirat tona në botën reale. Sidoqoftë, tjerët thonë se thjesht janë storje të rëndomta të cilat i kemi dëgjuar ose memorie që i rikujtojmë, transmeton Telegrafi.

E vërteta është diku mes këtyre dyjave, dhe asnjëherë nuk mund ta parashikoni të ardhmen tuaj përmes leximit të ëndrrave, megjithatë mund t’i zbuloni disa gjëra të caktuara.

Pra, çfarë kuptimi kanë ëndrrat më të zakonshme që njerëzit i shohin?

Ëndrrat për një anëtar familjar

Sipas ‘Dreamhawk’, ëndrrat për familjen të bëjnë shumë me atë që jeni thellë brenda jush. Disa thonë se nëse e shihni nënën në ëndërr, atëherë ky është pasqyrim i instinkteve tuaja nga ana e nënës; ose jeni më autoritativ kur ëndërroni për babanë.

Ëndrrat për vdekjen e dikujt

Historikisht, vdekja ka qenë shenjë e rëndësishme në ëndrra. Ajo portretizonte se personi i caktuar nuk do të sëmurej ose vdiste për të paktën një kohë të gjatë.

Por, ditëve të sotme vdekja e një personi në ëndërr më shumë ka të bëjë me frikën.

Nëse e shihni në ëndërr një person që e dashuroni duke vdekur, atëherë kjo tregon se jeni të frikësuar për të ardhmen dhe lidhjen tuaj së bashku.

Ëndrrat për dikë që e dashuroni ose që ju pëlqen

Ndonjëherë thjesht e shihni në ëndërr dikë që e dashuroni sepse kanë rëndësi në jetën tuaj. Ndoshta edhe keni rënë në gjumë duke menduar për atë.

Nëse keni përvoja pozitive në ëndërr me ta, atëherë kjo është shenjë e mirë sepse tregon se ndiheni të sigurt. Por nëse e shihni duke ju tradhtuar, atëherë tregon se jeni të brengosur mos po ju tradhton. /Telegrafi/

Shpërndaje në: