Çfarë sëmundjesh paralajmëron gjakderdhja pas seksit; ja rastet kur duhet të shqetësoheni
Gjakderdhja pas një marrëdhënie seksuale nuk është gjëja më normale që mund të ndodhë (edhe kur kjo është marrëdhënia e parë) Fakt: Sipas OBSH-së, vetëm 9% e femrave në të gjithë botën kanë gjakderdhje pas aktit seksual gjatë gjithë jetës. Në rastet e tjera, femrat nuk duhet ta neglizhojnë këtë shenjë, por duhet të bëjnë një vizitë mjekësore, për të kuptuar shkakun e vërtetë e nëse ky i fundit lidhet me ndonjë problem shëndetësor.
Gjinekologia Alyssa Dëeck, me bazë në Neë York dhe autore e librit The Complete A to Z for Your V rendit të gjitha arsyet përse një femër mund të ketë gjakderdhje pas aktit seksual.
Infeksion bakterial
Kjo është më e zakonshme për gratë pas të 40-ave thotë gjinekologia. Shumimi i baktereve të këqija dhe ndryshimi i florës bakterale në vaginë mund të inflamojë enët e gjakut duke shkaktuar gjakderdhje të lehtë.
Në shumë raste gjaku pas seksit mund të vijë si pasojë e thatësisë vaginale, por mund të jetë gjithashtun një tregues për diçka më serioze. Nëse vëreni gjakderdhje pas aktit seksual, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje volumit dhe shpeshtësisë së gjakderdhjes. Sa i përket burimit të saj, ajo mund të vijë nga septumi vaginal, qafa e mitrës dhe vetë mitra. Shkaku i gjakderdhjes mund të jenë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) të tilla si HPV, klamidia, gonorrhea, por edhe polipet në qafën e mitrës. Ndonëse këto të fundit nuk janë kancerogjene, me kalimin e kohës mun të dëmtojnë qafën e mitrës. Gratë e moshës mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara të shfaqin gjakderdhje gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale, si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit. Burimi: Cosmopolitan