Çfarë rreziqe na shfaqen kur qëndrojmë për një kohë të gjatë në diell?

Çfarë rreziqe na shfaqen kur qëndrojmë për një kohë të gjatë në diell?

Askush nuk dëshiron të jetë i zemëruar kur merrë djegie nga rrezet e diellit duke kaluar një ditë jashtë. Shumica e njerëzve kanë njohuri se rrezatimi ultravjollcë i diellit mund t’iu bëjë të dukeni më të vjetër dhe gjasat janë më të mëdha të prekeni nga kanceri i lëkurës.  

Megjithatë, madje edhe më të mirët mund të dorëzohen në plazhet kurr rijnë për një kohë të gjatë në diell ose kur harrojnë të përdorin losione kundër diellit për çdo dy orë.

Ndonjëherë nuk e kuptojmë se ne jemi të djegur derisa të kthehemi në shtëpi, të shikohemi në një pasqyrë dhe të gjejmë në trupin tonë një hije me ngjyrë të kuqe, raporton Insider Health, raporton Periskopi.

Por lëkura e kuqe nuk është treguesi i vetëm që lëkura juaj është dëmtuar nga rrezatimi ultravjollcë.

Këtu janë katër shenjat për të parë, pasiqë keni qendruar ndër rrezet e diellit për një kohë të gjatë:

 

1. Jeni nxirë nga dielli

Qelizat e lëkurës suaj kanë reaksion kur dëmtohet dhe ajo ndërkohë prodhon më shumë melanin, i njohur si pigmenti që lëkura juaj të duket e errët. Njerëzit kur shtrihen për t’u rrezitur nga dielli para moshës 35 vjeçare rrit rreziqet e melanomës – pigment shumë i rrezikshëm që shton gjasat në 75% që lëkura juaj të preket nga kanceri.

2. Je djegur nga dielli.

Djegia fillon kur rrezatimi ultravjollcë i diellit dëmtonë ADN e qelizave të lëkurës suaj.

3. Lëkura e juaj është e ashpër.

Akademia e Dermatologjisë Amerikane shpjegon se kur lëkura juaj bëhet e ashpër ju keni shkallën e dytë të djegies. Për të trajtuar këtë djegie, kjo akademi rekomandon: të përdoret më shumë banjoja për pastrim të trupit, losione të cilat kanë material të aloe vera-s, mund të merrni edhe ndonjë aspirin apo ibuprofen, siguroheni të konsumoni ujë, dhe është e sigurtë se ashpërisa e lëkurës suaj do të fillon të zbutet dhe të kthehet në gjendjen normale.

4. Ju ndjeheni e sëmurë

Çdo herë djegia nga dielli është i keq, sepse fillon të ketë reagime që nuk i presim nga trupi jonë. Kur ndodh që të helmoheni si pasojë e djegies nga dielli janë disa nga simptomat që janë të pranishme në trupin tuaj: vjellja, dhimbja e kokës dhe në përgjithësi ndjesia e të qenurit i sëmurë. Rastet e helmimeve nga dielli, mund të trajtohen edhe në kushtet shtëpiake duke përdorur pastrimin e trupit me ujë të ftohtë, losione që kanë përbërje të aloe-s ose medikamente si ibuprofen./Periskopi/

Shpërndaje në: