Çfarë rrezikojmë nëse pimë ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies

Çfarë rrezikojmë nëse pimë ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies

Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Të gjithë e njohin mirë ndjesinë që të jep një gotë me ujë të ftohtë gjatë një dite të nxehtë.

Kur uji i ftohtë zbret në stomak, ai do të ngrohet nga dhjami i akumuluar në këtë zonë.

Stomakut do t’i duhet shumë punë dhe energji për të ngrohur temperaturën e trupit dhe rrjedhimisht do të krijojë fryrje të pakëndshme.

E gjithë kjo energji nuk përdoret për shkrirjen e yndyrnave, gjë që zgjeron perimetrin e belit.

Probleme Me Tretjen

Pirja e ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre.

Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë.

Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja

Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës.

Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen.

Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i Trurit

Sipas informacioneve të AgroËeb.org, rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike.

Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena.

Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pipë për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë.

Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.

Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësim i Rrahjeve Të Zemrës

Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Humbje Të Ushqyesve

Temperatura normale e trupit është diku mes 36-37°C.

Kur njeriu pi ujë tepër të ftohtë, e detyron trupin të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën në nivele normale.

Kjo energji mund të përdorej për të përthitur ushqyesit e marra nga ushqimet.

Kësisoj në vend që trupi të marrë ushqyesit e duhur, shpenzon energji për të ngritur temperaturën.

Më Shumë Etje

Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet të cilave u referohet AgroËeb.org.

Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Temperatura E Duhur E Ujit

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë ujë në temperaturë ambienti për të siguruar një hidratim të mirë.

Ujin mund ta pini edhe përpara vakteve për të rritur ndjesinë e ngopjes dhe për të mos e tepruar me ushqimin.

Mos harroni që uji nuk ka kalori, ndaj mund të pini deri në dy litra në ditë për të qenë të shëndetshëm.

Shpërndaje në: