Çfarë rekorde u vendosën pas finales Argjentinë-Francë në Botërorin e Katarit

Çfarë rekorde u vendosën pas finales Argjentinë-Francë në Botërorin e Katarit

Një finale e Kupës së Botës që do të bëhet pjesë e historisë. Argjentina dhe Franca dhuruan një natë speciale të futbollit në stadiumin Lusail, por ishte ekipi i Lionel Messit që mori në shtëpi çmimin më të madh. Messi shënoi dy herë, teksa Kylian Mbappe regjistroi një hat-trick në ndeshjen që përfundoi 3-3 pas vazhdimeve. U nevojiten penaltitë për ta përcaktuar fituesin dhe Argjentina i konvertoi të gjitha goditjet për të fituar me rezultatin 4-2.

Messi u bë lojtari i parë që ka fituar dy herë Topin e Artë si lojtari më i mirë i një Botërori. Herën e parë ai e kishte fituar në Botërorin e Brazilit në vitin 2014.

Messi është lojtari i vetëm që ka shënuar në fazën e grupeve, të 16-ën, në çerekfinale, gjysmëfinale dhe në finale brenda një kampanje të vetme të Kupës së Botës.

Messi ka fituar çdo garë që ka luajtur së paku dy herë. Gara e vetme që Messi ka luajtur dhe që nuk e ka fituar është Kupa e Francës. Ai e ka luajtur vetëm një ndeshje të asaj gare.

Vetëm dy lojtarë ka shënuar më shumë se pesë gola dhe kanë krijuar më shumë se 20 shanse për gola në një Botëror (që nga viti 1966)- Messi në vitin 2022 dhe Maradona në vitin 1986.

Përfshirja e Messit në gola në Kupën e Botës me 21 të tillë (13 gola dhe 8 asiste) janë më së shumti që nga viti 1966.

Messi u në lojtari i parë që fitoi pesë herë çmimin si lojtari i ndeshjes në një Kupë të Botës.

Messi u barazua me lojtarin francez, Just Fontaine so golashënesi i katërt më mitë në histori të Kupës së Botës.

Messi ka shënuar 26 gola në garat kryësore ndërkombëtare me Argjentinën (13 në Kupë të Botës, 13 në Copa America), më së shumti prej një lojtari nga Amerika e Jugut në histori në të dy garat, duke kaluar Ronaldo Nazario (25).

Messi gjithashtu u bë lojtari me më së shumti paraqitje në Kupën e Botës.

Në moshën 35-vjeçare, Messi u bë lojtari më i vjetër që shënoi dy gola në një finale të Botërorit.

Messi tani ka shënuar 100 gola me këmbën e tij të djathtë.

Angel Di Maria ka shënuar gjashtë prej tetë golave të tij në një garë të madhe në fazë të eliminimit (gjithashtu ka shënuar në finalen e Copa America në vitin 2021).

Enzo Fernandez i Argjentinës pati më së shumti prekje (118), pasime të suksesshme (77) dhe ndërhyrje (10) në finalen kundër Francës.

10 ndërhyrjet e tij janë më shumti prej një lojtari në një finale të Kupës së Botës që nga Gennaro Gattuso në vitin 2006 (15).

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni është vetëm trajneri i tretë në histori që ka fituar si Kupën e Botës (2022) ashtu edhe Copa America (2021) pas Mario Zagallo (1970 dhe 1997) dhe Carlos Alberto (1994 dhe 2004), të dy me Brazilin.

Argjentina u bë ekipi i dytë që fitoi Kupën e Botës pas humbjes së ndeshjes së parë. Spanja humbi në vitin 2010 në deshjen e saj të parë në Botërorin e vitit 2010.

Tetë golat e Mbappes në këtë Botëror janë me së shumti prej një lojtari 23-vjeçar ose më të ri në një Botëror të vetm. Ai kaloi James Rodriguez në vitin 2014, Mario Kempes në vitin 1978 dhe Pelen në vitin 1958- të gjithë prej tyre me nga gjashtë gola.

Mbappe ka shënuar shtatë gola në fazën e eliminint në Kupën e Botës. Ai kaloi Pelen (6) për më shumë të tillë para moshës 24-vjeçare.

Mbappe ka shënuar më shumë gola në finale të Kupës së Botës se çdo lojtar tjetër.

Mbappe u bë vetëm lojtari i dytë që shënoi një hat-trick në finale të Botërorit pas anglezit Geoff Hurst kundër Gjermanisë në vitin 1966.

Franca u bë kombëtarja e parë që nuk pati asnjë goditje në portë në pjesën e parë të një finale të Kupës së Botës.

Në Botërorin e Katarit u shënuan 172 gola. Ky është numri më i madh i golave të shënuar në një edicion të Kupës së Botës, duke kaluar botërorët e viteve 1988 dhe 2014, me nga 171 gola secili.

Në Botërorin e këtij edicioni ishin pesë ndeshje me penallti, më së shumti në histori të garës. /Periskopi/

Shpërndaje në: