Çfarë problemi ka Mike Tyson? Zbulohet se pse ai nuk mund të qëndrojë në këmbë
Mike Tyson u pa të martën duke lëvizur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në një karrige me rrota.
Ish-boksieri ka pozuar për foto me fansat, ndërsa kjo vjen një muaj pasi ai u pa duke përdorur një shkop që e ndihmonte atë të ecte në New York City, shkruan Periskopi.
Sipas raportimeve të ndryshme, Tyson vuan nga “shpërthimi i nervit shiatik” në pjesën e poshtme të shpinës. Ai më parë pranoi se duhej të linte boksin për shkak të problemeve të shpinës.
Dhe si duket ky problem ia ka pamundësuar atij qëndrimin e gjatë në këmbë, dhe Mike u detyrua të lëvizte me karrocën me rrota.