Çfarë po synon Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike me Forumin e Këshilltarëve Lokalë?

Çfarë po synon Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike me Forumin e Këshilltarëve Lokalë?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar të mërkurën Forumin e Këshilltarëve Lokalë, duke mbledhur bashkë të gjithë asamblistët e partisë në të gjithë komunat e Kosovës.

LDK ka 209 asamblistë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Në takimin konsultativ me këshilltarët komunalë, Abdixhiku tha se ky forum është risi e skenës politike në vend.

“Të 209 asamblistët e dalë në zgjedhjet e fundit lokale, të gjithë drejtorët e kryesuesit do t’i koordinojnë jo vetëm politikat e përvojat lokale, por dhe do t’i përfaqësojnë vlerat tona partiake në përfaqësimet e tyre politike”, tha Abdixhiku.

Ai ka falënderuar të gjithë asamblistët pasi siç është shprehur ai “këta të zgjedhur me votë direkte, përbëjnë një aset të madh të LDK-së”.

“Ky aset po funksionalizohet para zgjedhjeve të ardhshme nacionale. Të njëjtit që bartën fitoren e vjeshtës së vitit 2021, do të bartin ri-ngritjen tonë të 9 shkurtit”, tha Abdixhiku.

Në zgjedhjet e fundit lokale, LDK doli e para me mbi 170 mijë vota.

Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, fitoi 8 komuna, duke e çuar në 9 numrin më vonë kur kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi iu bashkua LDK-së.

Në LDK thonë se ky përfaqësim, reflekton votën reale të LDK-së në nivel lokal dhe tregon bazën mbështetëse të partisë në komuna të ndryshme.

Sipas Abdixhikut, “numri i madh i asamblistëve anekënd Kosovës, tregon për lidhjen e partisë me votuesit  që do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm”.

Shpërndaje në: